Nisë protesta në Preshevë, "Kosovë "“ Shqipëri duam drejtësi" (Foto)
Lokale

Nisë protesta në Preshevë, "Kosovë "“ Shqipëri duam drejtësi" (Foto)

18.Sep.2015 11:46
0
Qytetarët protestues kanë nisur marshin nga shkolla fillore dhe e mesme në Preshevë drejt sheshit të Dëshmorëve, para godinës së administratës lokale.

Ata tashmë po qëndrojnë në sheshin kryesor ku dikur qëndronte Lapidari i Dëshmorëve, i hequr me dhunë nga forcat e Xhandarmërisë së Serbisë.

Protestuesit shqiptarë po kundërshtojnë politikën shtetërore të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Zëri i tyre në ditën e sotme është ngritur edhe ndaj qeverisjes lokale në Preshevë, duke kërkuar sqarim prej kryetarit të kësaj komune për dhënien e mirënjohjes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, raporton Titulli.com.

“Kosovë, Shqipëri duam drejtësi”, “Të shtypur , të harruar”, “Rinisë punë, hajnisë dhunë”,  “Vuçiq, një herë fashistë, gjithmonë fashistë”, “Kthe Lapidarin”, janë disa prej kërkesave të protestuesve shqiptarë, të cilët në momentin e raportimit nuk janë në numër shumë të madh.

“Jemi këtu kundër diskriminimit serb dhe pushtetit lokal, jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Kjo protestë e përkrahur nga shumë organizata, ka për qëllim ngritjen e zërit për padrejtësitë tona që është duke u shkelur ky popull me shekuj”, tha kryetari i OVL-së së UCPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini.

Ai tha se jemi edhe kundër udhëheqësisë sonë pasi me praninë e pushtetarëve tanë po shkelet mbi gjakun e dëshmorëve.

Protesta e sotme është organizuar nga OVL e UÇPMB-së dhe shoqëria civile. /Titulli.com/

 

>>Përfundon protesta në Preshevë, marrin pjesë rreth 200 qytetarë (Video)

 

Sa po ndihmohen rastet sociale në Bujanoc?! (Foto & Video)
PR: Foltorja e Kuvendit Komunal në Bujanoc keqpërdoret për qëllime partiake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration